Iphone SE 2, ja suprizat që do sjelli Apple 0 85

Prej disa kohësh tashmë në media qarkullon lajmi se Apple së shpejti do të hedhi në treg telefonin e ri të linjës “SE”, ndërsa tashmë janë zbuluar dhe detajet Apple ka rezervuar për këtë telefon.

Mësohet se kompania amerikane do të ofrojë te ky model karikimin ëirless dhe gjithashtu për sa i përket dizjanit të tij, ka zgjedhur që të jetë shumë i ngjashëm me Iphone 8 Plus dhe Iphone X, duke përdorur të njëjtin material ndërtimi, xhamin.

Telefoni i zgjuar mësohet se do të ketë një ekran 4- inç, çka do ta bëjë vizualisht më tërheqës dhe komod në përdorim, pasi jo të gjithë dëshirojnë të kenë në duar gjatë gjithë kohës një telefon të cilin nuk mund ta përdori me komoditet.

Modeli SE 2 pritet të prezantohet në mars ose prill dhe do të jetë i pajisur me çipin A10, i cili përdoret edhe te modeli iPhone 7. Ende nuk janë bërë të ditura detaje për sa i përket çmimit që kjo pajisje do të ketë, por  pritet që të jetë një nga modelet më të lira të Apple.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *