Jo vetëm romancë, Klea dhe Elgiti gati për bashkëpunim të ri…?

Janë një ndër dyshet më të përfolura të momentit, edhe pse dashurinë mes tyre vendosën ta ruanin për shumë gjatë nga vëmendja e publikut. Por, që pasi e pranuan lidhjen, Klea dhe Elgiti shihen pothuajse kudo bashkë. Dhe le të themi se arti është një ndër pikat më kyçe që i bashkon.

Huta është e angazhuar sa në televezion, aq edhe në teatër, ndërsa duhet të kujtojmë se Klean e pamë si këngëtare profesioniste në projektim “Amla”. Mesa duket, vajza e ekranit do të vijojë eksperiencën në fushën e muzikës, e këtë e ka zbuluar Prive. Sipas këtij burimi, Huta është parë në studion e Elgitit, duke punuar për një projekt të ri të përbashkët.

Dhe duke menduar këtë pikëtakim në profesion, ku ka më bukur se sa një bashkëpunim mes çiftit? Pritet të shohim ç’do të na sjellin në vijim…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *