Kjo video e Angela Martinit shumë ‘demoralizuese’, nuk i mendojmë kështu pushimet e dimrit 0 296

Ftohtë, shi, erë, borë. Këto janë fjalët që përshkruajnë më së miri dimrin tonë, por mesa duket jo për modelen shqiptare Angela Martini.

Bukuroshja po shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj Dragos Savulescu në një ishull privat dhe luksi është padyshim kryefjalë e këtyre pushimeve. Angela, nuk është ndalur së postuar foto duke na bërë zili, por kësaj radhe kjo video i ka kaluar paksa pritshmëritë.

Nëse do të na duhet të përshkruanim dimrin e Angela Martinit, atëherë është e kundërta e fjalëve që përshkruajnë dimrin tonë, pra:  nxehtë, diell, plazh, luks…

In between North Island and Fregate Island 🌴❤️🌴 #seychelles

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on

Angela Martin dhe miliarderi rumun Dragos Savulescu i dhanë fund beqarisë së tyre në një ceremoni private, e cila u zbulua vetëm pas disa fotove që postoi modelja, ku ia vlen të theksojmë se nuk ishte aspak një dasmë si gjithë të tjerat.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *