‘Me sa mbaj mend, e kam pasur gjithë jetën në krah’, Ana Lika flet për partnerin e saj

Në puntatën e parë të ‘Dance With Me’, Ana Lika deklaroi se nuk kishte ardhur në këtë garë për të fituar çmimin e parë, por për të gjetur burrë. Nisur nga një deklaratë të tillë, të gjithë me shumë të drejtë, menduan se Ana është ‘single’, por më pas e kuptuam që ishte thjesht një shaka.

Kur DWM ishte drejt fundit, bukuroshja, zgjodhi të bënte një deklaratë shumë të ndjerë, partnerit që e kishte larg, por duke mos na zbuluar asgjë më shumë, se kush ishte djali fatlum që i kishte rrëmbyer zemrën.

E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’, Ana na ka rrëfyer se partneri i saj nuk është artist dhe se kanë shumë vite bashkë, aq sa sipas saj, i duket se ka e ka pasur në krah për një jetë të tërë.

“Unë jam e dashuruar, është një person që unë e kam shumë xhan, Me sa mbaj mend, e ka pasur gjithë jetën në krah. Nuk është artist”, është shprehur Ana.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *