Një tjetër shqiptare në krye të Itunes, këtë herë në Rusi 0 229

Rusia është një vend shumë i largët për Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë se këngët shqipe aty të arrinë lehtë majat e klasifikimit në Itunes. E nëse më parë do të ishte Arilena Ara ajo që do të kapte majat, këtë herë është një tjetër këngëtare shqiptare e cila ka arritur të jetë e para në klasifikimin e Itunes në Rusi.

Bëhet fjalë për këngëtaren Luar Arani, e cila është rikthyer në tregun muzikor pas një shkëputjeje. Ajo është rikthyer me këngën e re “Dy”, një bashkëpunim me Gon Hazirin. Ashtu si këngëtarja ka njoftuar në rrjetet sociale, kënga e saj është tashmë në krye të renditjes së Itunes  në Rusi.

Laura është një këngëtare e cila ka kryer disa bashkëpunime të sukseshme me këngëtarë shqiptar, ashtu si ishte edhe kënga “Përgjithmonë”, një bashkëpunim me Florin. Ende nuk dihet nëse këngëtarja është e përfshirë në një projekt muzikor, por pritet që së shpejti këtë gjë ta bëjë të ditur vet ajo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *