KreuCelebrity

Konflikt me Florin? Stresi shpërthen keq në rrjetet sociale!

Një nga mbështetësit e Mumajesit në përplasjen Flori-Stine, ishte Stresi, i cili i doli në krahë kantautorit. Gjithçka mes tyre dukej se po shkonte më së miri, e nuk shihej ndonjë shkak për të ndjerë të kundërtën. Nga ana tjetër, me publikimin e këngës së fundit të Noizyt, Flori nuk nguroi të shprehte suportin ndaj këtij të fundit.

Duket se një gjest i tillë nuk është mirëpritur nga Stresi, i cili ka shkruar një frazë poshtë një fotoje të postuar në Instagram. “Qeni është ai që bëhet si qen, po qeni që është qen është më besnik se ty o qen njeri”, ka shkruar reperi, ndërsa mendohet se këto fjalë i janë dedikuar dikujt në veçanti. Por, të ketë qenë Flori shënjestra e Stresit këtë herë?

https://www.instagram.com/p/BeEHacthI2y/

Duke marrë parasysh rivalitetin Stresi-Noizy, nuk është aspak çudi që pas frazës të fshihet i nënkuptuar emri i Mumajesit. Eh, konfliktet mes artistëve…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF