Ledina komplimentohet nga një fans, por ja si e kritikon ashpër një tjetër! 0 764

Le të themi se me aktivitetin super të shpeshtë të artistëve në Instagram, kemi parë histori nga më të ndryshmet. Një ndër temat më pikante kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë komentet e ndjekësve, e besojmë se të gjithë e mbani mend rastin e Angela Martini-t, që demaskoi publikisht një prej fanseve të saj, pas disa fyerjesh nga kjo e fundit. Rasti i sotëm lidhet me Ledina Çelon, e cila ka publikuar dy mesazhe të ndryshme, nga dy ndjekës të ndryshëm.

Fillimisht, ajo ka postuar foton e një komenti privat, ku fansi ndër të tjera i shprehte admirimin për përkushtimin e Ledinës si nënë. Zbukuruar imazhin me ikona zemrash, ky ishte një lloj falenderimi nga ana e Çelos, për personin të cilin nuk ia kishte zbuluar emrin. Menjëherë pas kësaj, vinte një tjetër postim, ku  shihej një lum ofendimesh lidhur me imazhin dhe personalitetin e këngëtares. Me sportivitet, Ledina kishte shkruar: “Ka edhe nga këta”.

Mesa duket, këngëtarja kujdeset t’i lexojë mesazhet e ndjekësve, si shumica e personazheve shqiptarë. Por, diçka e mësuam: Ledina nuk është nga ata që preket lehtë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *