KreuCelebrity

Një Kate tërësisht ndryshe! Dukesha nuk e ka aspak problem të ulet në dysheme e të luaj me fëmijët

Në prill të këtij viti do të bëhet mama për herë të tretë, ndërsa trupi i saj ka filluar të marrë kthesa të buta të cilat, Dukesha e Kembrixh i tregon me krenari në publik me një stil gjithmonë të pametë. Këto ditë ajo ka vizituar një shkollë fillore, ndërsa është argëtuar me fëmijët e i ka shoqëruar ata në të gjita lojrat.

E ëmbël dhe e sjellshme, Kate nuk e ka pasur aspak problem të ulej e të fliste me to duke mos i kursyer as të qeshurat. Ajo ishte veshur ashtu siç i ka hije një takimi të tillë: sportive. Me një xhaketë të bardhë sportive, tuta dhe një palë atlete.

Epra Dukesha nuk e ka aspak problem të kalojë nga një look i rafinuar me të cilin jemi mësuar ta shohim gjithmonë, në një veshje krjtësisht të zakonshme, ku gjithsesi duket e mrekullueshme. Të jeshë pjestare e familjes mbretërore nuk do të thotë se duhet të jeshë domosdoshmërisht gjithë kohën me taka, ka dhe raste të tilla.

   

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF