KreuCelebrity

Një krevat për bebe në derën e shtëpisë së Kylie Jenner, po tani, do e mohojë sërish?

Ndonëse Kim Kardashian është bërë nënë për herë të tretë, e gjithë vëmendja nuk është tek ajo, por tek e vogla e shtëpisë, Kylie Jenner.

Mesa duket, lajmi se ajo është shtatzënë, nuk do të na konfirmohet kurrë nga ajo, megjithëse tashmë duket se nuk është e nevojshme pasi fotot ku ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur është lehtësisht i dallueshëm. Moskonfirmimi i shtatzënisë ka ndikuar negativisht në imazhin e 20-vjeçares, pasi fansat kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga “zhdukja” e saj saj gjatë këtyre muajve.

Ajo nuk e pranon se do të bëhet nënë për herë të parë, por nëse ky lajm nuk është i vërtetë, atëherë çfarë kërkon tek dera e shtëpisë së saj ky krevat për bebe?

Mos ndoshta është një dhuratë për mbresën e saj të sapo ardhur në jetë? Nuk mund ta përjashtojmë si mundësi, megjithatë kjo gjë nuk e hedh poshtë faktin që ajo është në një pritje të ëmbël.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF