Nxirni shallin, kapuçin dhe dorashkat! Moti vjen me surpriza në ditët në vijim 0 287



E pranojmë që ky muaj nuk duket si muaj dimri, pasi temperaturat nuk kanë qenë aspak të ulta. Por duket se dimri ka ndërmend mos të na lerë më rehatë, prandaj bëhuni gati dhe nxirni nga dollapi kapuçet, dorashkat e trikot e leshit! Sipas meteorlogëve ditët në vazhdim do të shoqërohen me ulje të ndjeshme temperaturash.

Që sot e vumë re që ishte më ftohtë, por ulja e tmeperaturave, sipas meteoalb do të kulmojë në mëngjesin e ditës së nesërme, ku pritet të arrijnë vlerta -5 dhe -6 gradë C në zonat malore, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato të ulëta do të kapin verën e 0-3 gradë. dita e premte do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend, por në zonat malore, gjatë mëngjeseve dhe në orët e natës, temperaturat do të mbeten 0 gradë C.

Në fundjavë nuk përjashtohen edhe reshjet e dëborës. Sipas meteorologëve 90% e vendit do të përfshihet nga reshjet e dëborës. Nuk bën përjashtim edhe kryeqyteti, e duke qenë se nuk jemi mësuar të shohim shpesh flokë dëborë, bëhuni gati të visheni mirë dhe të bëni sa më shumë foto të jetë e mundur!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *