KreuCelebrity

Seteven Seagal mohon akuzat për ngacmim seksual

Steven Seagal është akuzuar gjatë kësaj jave për ngacmime seksuale ndaj aktores Rachel Grant, ndërkohë që ndaj Seagal autoritetet amerikane kanë filluar një hetim. Grant e akuzoi Seagal se gjatë xhirimeve të filmit “Out for a kill” ai e kishte sulmuar atë seksualisht në një dhomë hoteli në Sofje të Bullgarisë.

‘Hyri në dhomën time menjëherë sapo regjisori i filmit u largua. Më sulmoi menjëherë, më grisi këmishën dhe më hodhi në krevat me forcë. Nisi të zbërthente pantallontat dhe më pas, kur pa që unë po qaja, kërkoi ndjesë dhe u largua”, është shprehur  Rachel.

Nga ana tjetër akuzat e bëra nga aktorja janë mohuar nga avokatët e Seagal të cilët janë shprehur se klienti i tyre i cilësonte si të pavërteta këto akuza.  “Klienti ynë mohon çdo akuzë dhe kontat të tillë me zonjën Grant. Nuk ka patur dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që klienti ynë të jetë përfshirë në një sulm të tillë në Sofje në 2002”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve të aktorit dhënë për BBC.

Kjo nuk është hera e parë që Seagal akuzohet për ngacmie seksuale, më herët Eva LaRue, e cila e ka akuzuar se e ka përdhunuar në  atë në banesën e tij në Kaliforni. Gjithashtu edhe Janny Mçarthy ka hedhur akuza të tilla ndaj Seagal.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF