KreuFashion

10 ide dhuratash interesante për të dashurin tuaj në ditën e Shën Valentinit!

Mund të mendoni: “Filluan përgatitjet për Shën Valentin?! Nuk ka mbaruar akoma janari!” Epo, gjysma e muajit të parë për këtë vit ka kaluar tashmë, ndërsa 14 shkurti nuk vonon shumë për të ardhur. Mund të keni menduar për ndonjë dhuratë për partnerin tuaj për muaj me radhë, por ndoshta tashmë e keni harruar plotësisht ose thjesht nuk është realizuar asnjë plan.

Kurrë nuk është vonë, ndërsa ne do t’ju ndihmojmë të mos lini asgjë për në minutën e fundit. Edhe nëse nuk rendni për ta blerë dhuratën që sot, të paktën duhet të krijoni një ide në mendje se çfarë do të paketoni për ditën e të dashuruarve. Natyrisht, çdo gjë varet edhe nga natyra e personit që ju ka rrëmbyer zemrën, megjithatë idetë për atë çka pëlqejnë meshkujt nuk janë dhe aq të nderlikuara sa kur vjen puna tek femrat.

Kështu, një çantë shpine, një kuletë fine apo një palë syze të tendencave të fundit do të bëjnë që djali juaj i preferuar të mendojë vetëm diçka: ‘sa me fat jam që kam një vajzë të tillë përkrah…’ Dhe jo, nuk po ju gënjejmë! Më poshtë do të gjeni 10 ide dhuratash, që do ta zbukurojnë akoma dhe më shumë ditën e 14 shkurtit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF