2018- ja, ja veshjet e meshkujve që rikthehen në modë 0 512

Moda është diçka e cila shpesh herë rikthehet dhe këtë vit për meshkujt janë shumë veshje të cilat janë rikthyer në modë, ndryshe nga vitet e tjera, kur rikthehej vetëm një aksesorë, stil flokësh ose veshjeje.

Ato që priten të shihen më shpesh janë pantallonat me preje të njëjtë, duke u larguar kështu shumë shpejt nga pantallonat “Slim- Fit”. Këto pantallona janë bërë të famshme gjatë viteve 80 dhe lejojnë një komoditet shumë të madh.

Gjithashtu gjatë 2018 pritet të rikthen në modë edhe kamishat kubane. Jakat e mëdha dhe ngjyrat e shumta do të jenë perfekt për muajt e verës. Gjithashtu këto këmisha mbahen dy ose tre numra më të mëdha se sa masa e trupit, për të lejuar kështu që era të qarkullojë dhe të jeni gjithmonë të freskët.

Një tjetër stil që pritet të shihet shpesh në rrugë gjatë këtij viti që sapo ka filluar është edhe ai “Retro Sport”. Kostume sportive me ngjyra të ndryshme të cilat shoqërohen me një xhaketë xhins apo një pallto të bardhë ose të zezë, pritet të shihet shumë shpejt në muajt në vijim.

Për sa u përket këpucëve, kryefjala e këtij viti do të jenë atletet sportive me ngjyrë të zezë dhe të bardhë kryesisht si dhe këpucët verore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *