KreuCelebrity

Ermali shpërthen në të qeshura, shkak: Elvana Gjata!

Mësuam se Elvana kishte ardhur në Shqipëri së bashku me grupin e saj të punës aemrikan, pjsë e të cilit është padyshim edhe Poo Bear. Edhe pse menduam se do ta shihnim më shpesh aktive në rrjetet sociale, duket se këngëtarja ka vendosur të jetë e rezervuar në kët drejtim. Ndoshta, kjo është  strategjia e saj për të punuar për surpirzën e radhës, pa premtuar shumë paraprakisht.

Por, duket se Elvanën do ta shohim shumë shpejt të ftuar në një program televiziv. Bëhet fjalë për ‘Xing me Ermalin’, edhe pse asgjë nuk është zyrtarizuar ende. Megjithatë, bideo më e fundit në Instagramin e Mamaqit na sjellë më pranë Elvanës, ku kjo e fundit shihet duke i folur Ermalit mbi çelësin e të qenurit i suksesshëm. “Njerëzit më të suksesshëm në botë, janë ata që lexojnë minimalisht 30 minuta në ditë. Njerëzit më të suksesshëm në btë, janë ata që hanë shëndetshëm”, ka thënë Gjata, e menjëherë pas përfundimit të frazës, ka zhytur dorën në një tortë, për të ngrënë një pjesë të ëmbëlsirës.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Pikërisht në këtë çast, Ermali ka shpërthyer në të qeshura, ndërsa këto pak sekonda kanë qenë një ngacmues jo i pakët për publikun. Vallë ta shohim shumë shpejt Elvanën në ekranet shqiptare? Mbetet për t’u parë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF