Femrat në vend të meshkujve/ Si do të dukeshin posterat e ’50-tës në ditët e sotme? 0 486

Prej dekadash tashmë, femrat po luftojnë për atë çka ndryshe e njohim si barazi gjinore. Shpesh lidhur me situata të nderlikuara, duket se ‘lufta’ meshkuj-femra nuk ka përfunduar ende. Askush nuk mund ta mohojë se shumëçka ka ndryshuar nga 60 apo 70 vite më parë, megjithatë (kryesisht) të famshmet po hasin probleme nga më të shumëllojshmet.

Me lëvizjen e bujshme #MeToo në Hollywood, femra nga e gjithë bota po mundohen të ngrejnë zërin mbi atë çka ju duket ende e padrejtë. Disa nga aktoret hollivudiane po shprehin shqetësimin e tyre se nuk paguhen po aq sa kolegët meshkuj, madje marrin shumë herë më pakë pagë për role të caktuara. Shtyrë nga gjithë çfarë po dëgjojmë së fundmi, ne ju prezantojmë me artistin Eli Rezkallah, 31-vjeçari i cili ka realizuar një set punimesh fotografike, të titulluar “Në një univers paralel”. Gjithçka është bazuar mbi posterat seksistë të viteve ’50-të, vetëm se këtë herë, në vend të rolit të mashkullit në imazh, është vendosur ai i femrës dhe e anasjellta.

Revolucionare, provokuese dhe origjinale, puna e Rezkallah ka shkaktuar jo pak polemika. Po ju, ç’mendim keni për realizimet e artistit?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *