KreuCelebrity

Flet pornostarja, tregon marrëdhënien e saj me Trump

Ylli i pornografisë e njohur me emrin Stormy Daniels, e cila u lakua në mediat botërore se kishte përfunduar në shtrat me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur për herë të parë në lidhje me lajmin.

Ajo ka folur për median dhe ka vërtetuar lajmin se ajo kishte fjetur me Presidentin e SHBA- së, si dhe ka kaluar testin e poligrafit për të vërtetuar fjalët e saj. Daniels është shprehur se gjithçka ka filluar gjatë një turneu golfi në Nevada dhe më pas Trump dhe ajo kanë vazhduar të takohen.

“Një pozë e seksit, asgjë e veçantë, çka edhe pritet nga një njeri i moshës së tij. Nuk ka përdorur mbrojtje. Por ishte Ok, më ka thënë se isha e bukur dhe e mençur sikurse vajzat e tij”, ka zbuluar ylli i pornos.

Sipas gazetës ‘Wall Street Journal’, avokati i Donald Trump, Michael Cohen, në prag të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në Amerikë në vitin 2016, i pagoi aktores një shumë prej 130 mijë dollarë për të heshtur për këtë çështje.

“Ndërkohë që bënim seks, i kam thënë të lutem, mos u mundo të më paguash’. Dhe pastaj mendoja se nëse do të më paguante, kjo do të ishte një shumë e madhe”, ka rrëfyer Daniels duke shtuar se frikohej se ai do ta konsideronte si prostitutë.

“Nuk e ka bërë, ishte i sjellshëm dhe më është paraqitur edhe disa herë. Çdo të 10-ën ditë”, është shprehur Daniels.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF