KreuFashion

Gati për një paraqitje (super) sportive? Këto janë atletet që do të bëjnë të shkëlqeni!

Edhe pse ndoshta ndër tendencat e viteve të fundit, nuk janë të paktë ata që preferojnë atletet në vend të këpucëve. Kuptohet, jo më të preferuarat për ditët me shi, por me çfarë kemi parë së fundmi mund të themi se dhe i ftohti nuk mund t’i sfidojë një palë atlete të bukura. Madje, ndoshta të gjithë kemi në rrethin shoqëror një djalë apo një vajzë që nuk i ndan nga kënmba, as në të nxehtin e tmerrshëm të verës.

Së fundmi, modelet e reja kanë bërë që t’i kthejmë sytë më shumë nga ky version këpucësh, që më parë mendoheshin të përdoreshin më shumë gjatë aktiviteteve sportive. Tashmë, ndjekëset më të mëdha të modës kanë sjellë versione nga më të ndryshme kombinimesh, madje kanë vërtetuar se edhe fundet e fustanet eegante mund të shndërrohen në sportive vetëm nëse shoqërohen me atlete. Me pak fjalë, është një tendencë që vëshitrë t’i shpëtojmë!

Ky vit na sjellë më pranë risive, duke na prezantuar modele marramendëse, që vështirë t’iu rezistojmë. Më poshtë ne ju prezantojmë 11 sugjerime, që do t’ju bëjnë të rendni pas blerejeve të radhës…dhe jo pa faj!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF