Ikonat Campbell dhe Moss mbyllin sfilatën e Louis Vuitton për koleksionin e meshkujve!

Javën që lamë pas, drejtori artistik për linjën e meshkujve, Kim Jones, bëri të ditur se sfilata për Vjeshtë 2018 do të ishte e fundit për sa i përket drejtimit të tij në shtëpinë franceze të modës. Pas nje pune kolosale e pafund kreative, Jones e nisi bashkëpunimin me Louis Vuitton në 2011, duke sjellë risi në modele e ide në punimet e kësaj firme. Për t’i dhënë një përmbyllje si duhet karrierës së tij në LV, Kim kishte menduar për diçka që do të bënte çdokënd të kthente kokën nga sfilata.

Naomi Campbell dhe Kate Moss ishin dy modelet ikona që parakaluan në pasarelë në përmbyllje të shfaqjes. Të dyja u shfaqën të veshura me  pallto me printime të logos së firmës, përkatësisht Campbell me të zeza dhe Moss me kafe. Mes dyshes së artë të modelingut dhe Kim Jones ekziston një miqësi e pandashme, arsye pse Jones kishte menduar për emrat e lartpërmendur në këtë sfilatë të fundit.

Nuk do mend që çdokush mbeti gojëhapur kur pa këmbët kilometrike të Naomi-t dhe elegancën e Kate të shpaloseshin në pasarelë. Për sa i përket emrit të ri që do të mbajë pozicionin e Jones, ende nuk është bërë e ditur asnjë detaj i mëtejshëm…

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *