KreuKuzhine

Jeni me grip dhe nuk ju hahet asgjë? Epo provoni njëherë këtë supë

Ditët kur jemi me grip janë shumë të pakëndshme, e kjo jo vetëm për faktin se na dhemb çdo gjë në trup, por edhe sepse nuk mund të hamë dot asgjë, madje as ushqimin tonë të preferuar. Por duhet të dini se asnjë sëmundje, e për më tepër gripi nuk kalon nëse trupi nuk ushqehet. E në një situatë të tillë do t’ju bënte mirë një supe e lehtë dhe e shëndetshme, por mbi të gjitha që përgatitet në pak kohë.

Përbërësit: tre kunguj mesatarë, tre karota, 300 gramë mish të grirë, një vezë, një gotë qumësht, makarona për supë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë kungujt dhe karotat, pasi i qërojmë këto të fundit i grimë më pas me rende. Marrim një tenxhere i hedhim dy lugë vaj ulliri dhe shtojmë kungullin dhe karotën. Pasi të skuqen pak hedhim mishin e grirë. I skuqim së bashku dhe i hedhim ujë të ziejnë. Pas 15 minutave i hedhim makaronat për supë, kini kujdes mos të jenë shumë mjafton edhe një grusht nga dora juaj. Ndërkohë që supa zien, rrihni vezën në një enë dhe shtojini qumështin dhe trazojini. Pasi supa të ketë zier hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak, më pas hidhini vezën me qumështin dhe trazojeni

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF