KreuCelebrity

Louis Vuitton apo jo?! Kim sqaron fansat për emrin e vajzës…

Për sa i përket emrave të fëmijëve, nuk mund të themi se Kim dhe Kanye janë shembulli më ideal për këtë të fundit. Me lindjen e North, fansat shpërthyen në një lum kritikash mbi zgjedhjen e bërë nga ana e prindërve, edhe pse nuk u desh shumë që të mësoheshin me të voglën e familjes. Ardhja e djalit në jetë, bëri që çifti të shënjestrohej dhe një herë nga vëmendja e ndjekësve, pasi Saint u duk krejt i pazakontë për një…njeri! Këtë herë, edhe pse nëpërmjet një gruaje tjetër, Kim dhe Kanye po gëzojnë lindjen e vajzës së tyre.

Emri nuk është bërë ende publik, por Kardashian publikoi rreth dy ditë më parë dizenjon me logo LV të Louis Vuitton. Kaq u desh që komentuesit të aludonin nëse emri i të sapolindurës do të ishte El Vi, apo Vuitton West, apo…diçka e ngjashme. Të gjithë e quajtën tmerrues një fakt të tillë dhe po shpresonin që kjo nuk do të ishte e vërtetë. Sot, Kim ka sqaruar nëpërmjet një statusi në Twitter se natyrisht që kjo nuk kishte aspak lidhje me vajzën e saj. Ajo ka shpjeguar se postimi i kushtohej sfilatës së fundit të Kim Jones, dhe ishte një dedikim për shkëlqimin e Naomi Campbell dhe Kate Moss.

Uh, çfarë çlirimi për fansat! Një burim pranë familjes kanë deklaruar se ende nuk është menduar një emër për vajzën, pasi çifti kanë kërkuar për muaj të tërë, e tashmë do të vendosin atë që iu duket më i denjë. Të kryqëzojmë gishtat…

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF