KreuStil Jetese

Molla jeshile, “kura” që shëron “sëmundjen e heshtur”

Hipertensioni sulmon shumë njerëz në ditët e sotme dhe si shkaktarë të tij njihet stresi, dieta e dobët ushqimore por edhe pirja e duhanit.  Disa nga simptomat që shfaqen më shpesh për ketë sëmundje janë dhimbjet e kokës, marrje mendsh dhe probleme me shikimin.

Nëse keni një nga këto simptoma është e këshillueshme që të shkoni për një vizitë te mjeku, i cili mund të përcaktojë me saktësi diagnozën tuaj dhe të përcaktojë një trajtim mjekësor.

Por ashtu si edhe për shumë sëmundjet të tjera, edhe për hipertensionin ekziston një zgjidhje natyrale dhe ahi është molla. Shkak i aftësive që ka molla për të ulur hipertensionin është përmbajtja e saj e madhe e flavonoideve.

Duke qenë se është e pasur me flavonoide, molla ka aftësi për të ulur presionin arterial, ndërkohë që lëkura e saj mund të ndihmojë në rregullimin e hormoneve të lidhura me presionin e gjakut.

Më poshtë po ju sjellim disa nga përfitimet e  tjera që ju mund të merrni nga konsumimi i lëkurës së mollës:

-Detoksifikon mëlçinë tuaj

-Ul nivelin e kolesterolit të keq

-Është plot me pektin kështu që do t’ju ndihmojë të parandaloni hipergliceminë.

-Është plot me vitaminë B12 kështu që do t’ju ndihmojë kundër pagjumësisë.

-Ul ethet

-Lufton kapsllëkun dhe diarenë

-Ajo stimulon prodhimin e lëngjeve të stomakut kështu që është e mahnitshme kundër ulçerës dhe gastritit.

-Lëkura e mollës është plot me fosfor kështu që është e mahnitshme kundër problemeve me kujtesën.

Konsumojeni lëkurën e mollës, të pjekur ose të papërpunuar, në lëngje, sallata ose si pure. Ajo nuk ka efekte anësore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF