KreuCelebrity

180 paund për të prerë flokët? Përgjigjja e zgjuar që jep Princ William

Ai është princ dhe sigurisht ia tolerojmë shpenzimet e tepërta që mund të bëjë për pamjen tij të jashtme, por kurresesi që të shpenzojë 180 paund rreth 205 euro për të prerë flokët. Kjo shumë u ka bërë të gjithëve përshtypje dhe i është dukur një shpenzim i tepruar dhe me shumë të drejtë. Megjithatë jo, nuk është aspak e vërtetë. Një burim për DailyMail është shprehur se princ William nuk ka paguar 180 paund për të prerë flokët.

“Duka është shumë i kënaqur që disa mendojnë se ai ka aq flokë sa të paguaj 180 paund për t’i prerë. Ai është si të gjithë ne, madje shpesh i pret flokët në shtëpi”, tregoi burimi.

Nuk e dimë kush e besoi, por ishim të sigurt se ky model flokësh nuk kushton 180 paund… as për një princ.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF