KreuCelebrity

Angela Martini ka një unazë të magjishme e cila mbart edhe një histori të bukur

Angela Martini ka kohë që bën jetën që ëndërron çdo femër. Pas një martese ashtu siç ajo do të kishte dëshiruar, ajo dhe bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu u nisën për disa ditë pushime të paharrueshme. Dhe Angela është kujdesur të na tregojë se si po i shkojnë këto ditë, ndërsa na servir pa fund foto në rrjetet sociale.

Ndërsa me postimin e fundit, ajo na ka njohur edhe me historinë e unazës që ajo mbanë në gisht. E në fakt është një histori mjaft e bukur. Modeli i unazës është i përsonalizuar dhe dhuratë nga shoqja e modeles.

“4 vite më parë i thashë mikeshës sime, dizajnere bizhuterish se një ditë ajo ka për të më dizenjuar unazën e martesës. 3 vite më parë kur ne jetonim në New York, i thashë që do iki në Los Angeles sepse aty do e gjej njeriun e jetës. Ja ku jemi sot. Unë shkova në Los Angeles, gjeta dashurinë dhe mikesha ime më dizenjoi unazën e ëndrrave të mia”, shkruan Angela.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF