KreuCelebrity

I kanë vënë unazat që vitin e kaluar, por ne sot e morëm vesh! Fejohet Ed Sheeran

Zyrtarisht i fejuar! E kemi fjalën për këngëtarin e famshëm, Ed Sheeran, i cili ishte në një marrëdhënie që prej tre vitesh me të dashurën e tij, Cherry Seaborn. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram, por çudia është se unazat ishin vënë që në vitin 2017 dhe askush nuk e kishte marrë vesh deri më sot.

“I bëra vetes dhuratë një të fejuar pak përpara se të vinte viti i ri”, ka shkruar ai. Ed dhe Cherry kanë së bashku që prej moshës 11-vjeçare. Ata shkonin së bashku në të njëjtën shkollë dhe pas shumë kohësh si shokë, ata pranuan lidhjen e tyre publikisht vetëm vitin e kaluar.

Duket se dashuria e tyre është shumë e madhe, ndërsa këngëtari i ka kushtuar asaj edhe këngën “Perfect” , e cila ka qenë në krye të klasifikimeve për javë të tëra si kënga më e dëgjuar. Eh sa gjëra të bukura lindin nga dashuria!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF