KreuStil Jetese

Keni menduar se nuk mund të bëjmë një make-up perfekt në shumë pak kohë? E keni gabim, ja rregullat që duhet të ndiqni

Nuk ka gjë më të keqe se sa ato herët kur na duhet të dalim, por nuk jemi në formën tonë më të mirë. Tualeti, që është më i rëndësishmi si mund ta bëjmë mirë dhe shumë shpejt? Ne qëndrojmë një orë përpara pasqyrës dhe sërish do t’i gjejmë të meta, prandaj një rast i tillë na duket kauz e humbur, por kjo sepse nuk kishim mësuar këto taktika:

Penel sysh i parregullt
Bëni vijën e penelit në qepallën e syrit dhe më pas, me një ton sysh të zi dhe me një furçë, aplikoni tonin mbi të. Përfundoni me rimel në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm.

Sy perle
Në sfilatën e Chanel, artisti i grimit veproi kështu: aplikoi laps bezhë në cepat e brendshëm të syve. Më pas bëri një penel të zi ne qepallat e sipërme. Ton sysh argjendi vendosi në qepallat e syve dhe një ton ngjyrë perle në pjesën e jashtme të syrit. Hapi i fundit: rimel vetëm në qerpikët e sipërm.

Sy dhe buzë të kuqe
Në sfilatën e Ana Sui-t, artistja e grimit, Pat McGrath, bëri këtë kombinim: ajo përdori ton të kuq sysh në qerpikë, ndërsa në qendër aplikoi ton sysh me shkëlqim të bardhë. E përfundon me buzë të kuqe.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF