KreuCelebrity

Kur e ke në gjak e ke! Bella dhe Gigi modele të “Victoria Secret” që në fëmijëri

E keni parasysh atë thënien: nuk është me të thënë se është me të dhënë? Epo sapo na e vërtetuan Gigi dhe Bella. Nuk është rastësi që motrat janë sot dy nga modelet më të njohura në botë, e që kanë pushtuar pasarelat prej kohësh. Të bukura plot stil e elegancë, qëndrime të cilat ato i kanë pasur që shumë kohë më parë.

Me sa duket Bella dhe Gigi kanë “punuar” për Victoria Secret që në fëmijëri. Mamaja e tyre ka bërë publike së fundmi dy foto të modeleve, 17 vite më parë, ku të dyja shfaqen si dy engjëj të vegjël ndërsa pozojnë për gjigantin e modës.

“Ëndrrat bëhen realitet”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë. E në fakt Bella dhe Gigi, nëse nuk kanë gjithçka kanë ëndërruar me siguri kanë shumicën e tyre, e ndërsa rriten dhe vitet kalojnë është e sigurt që vajzat do të përpiqen të nxjerrin nga “sirtari” akoma dhe më shumë mendime të ruajtura që shumë herët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF