Kur stili i Minnie Mouse ka frymëzuar botën e modës 0 119

Karakteristikat e saj më të dallueshme janë pikat dhe fjongo që mbanë në kokë, së bashku me buzëqeshjen e saj të bukur, këto elementë e kanë bërë atë miushen më të mahnitshme në botën e kartonëve. E kemi fjalën për Minnie Mouse, të dashurën e papërmbajtshme të Mickey Mouse, e ëmbël e buzëqeshur dhe gjithmonë e përkryer ajo kishte një shpirt plot iniciativa. Ndërsa ka një yll edhe në HollyWood Walk Fame.

Stili i saj karakteristik ka frymëzuar shumë stilistë, të cilët i kanë dedikuar asaj koleksione dhe shfaqje mode, aq sa sot nuk është aspak e vështirë të shohësh njerëz që veshin rroba të frymëzuara prej saj. E meqë po flasim për Minnie, a e dinit që emri i plotë i saj është Minerva Mouse. Ndonëse Minie ishte një ikonë stili që në debutimin e saj, mund të themi se “karriera” e saj në modës ka filluar në vitin 2012, ku një projekt italian sollën në London FAshion Wikk një sfilatë të tërë të titulluar: “Inspiruar nga Minnie Mouse”.

Më pas një grup i tërë stilistësh, mes të vìcilëve Michael van der Ham, Giles, Richard Nicoll, Lulu Guinness, Katie Hillier, Tatty Devine, Bunney, Husam el Odeh, risollën elementët e saj identifikues, pikat dhe fjongon në kokë. Në vitin 2013 ajo ishte në kopertinë e revistës “Love”, një ndër revistat e modës më me influencë. Kështu karriera e saj ën këtë fushë filloi të zgjerohej gjithnjë e më shumë dhe besoj se çdonjëra nga ne ka të paktën një veshje me pika.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *