KreuStil Jetese

Ndërsa akuzat për ngacmime seksuale kanë “pushtuar” Hollywood-in, po në kinematografinë tonë ka pasur raste të tilla?

Akuzat për ngacmime seksuale të pretenduara në Hollywood, prej kohësh kanë pushtuar faqet kryesore të lajmeve, ndërsa janë përfshirë emra të njohur të botës së artit. Një ndër artistet që deklaroi se ka qenë pre e një abuzimi të tillë ishte edhe Eliza Dushku. Sipas aktores me të është abuzuar kur kishte vetëm 12-vjeçe.

Por, a e keni menduar ndonjëherë nëse ka pasur ngacmime seksuale në kinematografinë shqiptare. E pyetur nga “Tirana Post”, aktorja Tinka Kurti ka folur rreth kësaj çështje. Sipas saj raste të tilla nuk ka pasur, ndërsa shton se në shesh xhirime kishte vetëm argëtim.

“Absolutisht jo. Nuk guxonte askush. Flas për vete dhe për shoqet e mia. Gjatë gjithë karrierës teatrale dhe kinematografike nuk kam dëgjuar diçka të tillë. Ne rrinim bashkë edhe 9 muaj në shesh xhirime, kur bënim filma. Se kishte dubla pafund. Nuk kishte ngacmime. Përkundrazi ne shkonim mirë, argëtoheshim pafund”, ka thënë aktorja.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF