Pas deklaratave të mamasë së Selenës vjen përgjigja nga mamaja e Justin 0 256

 

Bashkimi i Selenës dhe Justin në muajin tetor të vitit të kaluar ishte një lajm që i gëzoi të gjithë fansat e çiftit, por për mamanë e Selenës ishte një “tragjedi”. Mandy Teefey ka dalë hapur kundër kësaj marrëdhënie, gjë e cila ka ndikuar edhe në marrëdhënien e saj me të bijën. Në një intervistë të disa ditëve më parë ajo tha se nuk i pëlqen Justin për të bijën, por gjithsesi Selena është e rritur dhe mund të bëjë zgjedhjet e saj.

Epo pas një deklarate të tillë, nuk mund të qëndronte indiferente mamaja e Justin.  Ajo ka postuar një foto me të birin, ku shkruan: “Unë jam shumë krenare për njeriun mahnitës që ti je dhe që do të bëhesh. Asnjëri prej nesh nuk është i përsosur dhe nuk do të jetë kurrë, (kështu që gjithmonë do të kemi nevojë për durim dhe mirësi për njëri-tjetrin).

Ajo shton më tej: “Unë admiroj karakterin dhe integritetin tënd. Ti je tashmë i matur, i bukur e i pjekur pavarësisht moshës tënde. Ti të bën kaq shumë për të qeshur saqë unë qesh me vete kur kujtoj diçka që e ke thënë. Zemra jote është prej ari. P.S. A e përmenda që jam krenare për ty”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *