KreuStil Jetese

Si ta kontrolloni trupin tuaj, në momente të sikletshme?

Trupi ynë është një makinë tepër e komplikuar dhe mund të jetë shumë e vështirë për t’u kontrolluar ndonjëherë. Duket se disa gjëra ndodhin vetëvetiu, si tështima…apo ndoshta ne mund t’i kontrollojmë?

Bright Side na jep disa këshilla sit ë mabjmë trupin tonë në kontroll nëse duam të shmangim disa situata të vështira.

1-Nëse jeni gati për të tështirë, por nuk mundeni, atëherë hidhini sytë nga një dritë e ndezur dhe do ta shikoni që do tështini menjëherë.

2-Kur jeni në një klub, apo koncert dhe nuk mund ta dëgjoni mikun tuaj teksa ju thotë diçka pasi muzika është shumë e lartë, atëherë mbyllni njëri vesh dhe tjetrin afrojeni pranë tij. Të sigurt që kështu do të dëgjoni më mirë. Ky truk përdoret rregullisht nga këngëtarët, megjithëse duket sikur ato po rregullojnë kufjet.

3-Për këtë jemi të lumtur pasi ka shumë mënyra si ta ndalni lemzën: pini ujë, mbani frymën për 10 sekonda, konsumoni një lugë sheqer, mbani një akull në gjuhë.

4.Mbajeni frymën tuaj nëse dëshironi të zgjoheni më shpejt. Kur bëni këtë, ritmi juaj i zemrës përshpejtohet dhe trupi juaj dërgon një komandë për të aktivizuar një regjim aktiv. Por mos e përdorni atë shumë shpesh, vetëm në raste kur e shihni të pamundur. Zgjimi brutal, nuk rekomandohet për zemrën

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF