KreuCelebrity

Sidrit Bejleri rrëfen për herë të parë si e ka përjetuar humbjen e vajzës së vogël

Në ditën kur ajo do të mbushte 10 vjeç, Sidriti i shkroi disa fjalë shumë të ndjera, Sofisë, vajzës së vogël që sot nuk jeton më.

“Kjo është Sofi Sidrit Bejleri. Them është, sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do të mbyll sytë dhe do ta takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqinë e tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij… Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!”, kishte shkruar ai.

Nuk kishte folur kurrë më parë për të, pasi nuk kishte dashur që të tjerët të mendonin se po “përdor” dhimbjen e tij. Ajo është ndarë nga jeta kur ishte vetëm 19 muajshe dhe sigurisht një humbje e tillë ishte shumë e vështirë për t’u përballuar. I ftuar në emisionin e ri që ka nisur në News 24 “Shqiptarët për Shqiptarët”, Sidriti është ndalur të flasë se si e ka përballuar ndarjen e saj nga jeta fizikisht, pasi siç shkruan ai, Sofinë do ta ketë pranë derisa të mbyllë sytë.

“S’ishte e thjeshtë për t’u kaluar, por me njerëz e kalova. Me mbështetjen e Elvisit kalova atë ngjarje të rëndë”, u shpreh Sidriti i përlotur.

Kjo gjë e ka lidhur edhe më tepër me imamin Elvis Naçi. Ai ka qenë pranë tij, në një ditë kaq të vështirë për të.
“Tronditja ishte e madhe. Atë ditë mbaj mend që i kërkova nuses së Sidritit ta mbajë në krah dhe e mbajta, se në situata të tilla jam i fortë”, u shpreh Naçi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF