Sot pjesë e jurisë së “The Voice Kids”, por dikur Renis Gjokën nuk e kanë pranuar në një garë të tillë 0 244

“The Voice Kids”, formati për fëmijë i “The Voice”, ka startuar mbrëmjen e djeshme. Ka qenë jo pak e fortë gara mes trajnerëve Eneda Tarifa, Miriam Cani, Aleksandër dhe Renis Gjoka, të cilët ‘luftuan’ për të marrë në skuadrën e tyre fëmijët më të talentuar, ndërsa nuk kanë munguar as batutat mes tyre.

E ndërsa zhvillohej gara, Renisi ka zbuluar një të vërtetë të tij që nuk ja kishte treguar askujt. Ndonëse sot është një ndër këngëtarët me zërin më potent e më të dashur për publikun, dikur këngëtari është përballur me një refuzim shumë të dhimbshëm. Ai ka treguar se vite më parë ka konkurruar në “Ethet e së premtes” dhe se nuk është pranuar nga juria.

Ai rrëfen më tej se nuk kishte kaluar as fazën e parë të audicioneve, ndërsa një gjë të tillë nuk ja kishte treguar askujt, madje as edhe xhaxhait të tij. Dhe nëse e tregoi dje, Renisi pati një arsye shumë të fortë. E bëri për t’i dhënë kurajo një konkurrenti të vogël, për të cilin nuk u kthye asnjëri nga juria. E pra ja një mësim i mirë,  kurrë mos u demoralizoni dhe mos e vlerësoni veten nisur nga gjykimet e të tjerëve pasi mund të jemi shumë më shumë!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *