A i del koha për seks? Ja si përgjigjet Ardit Gjebrea 0 292

Nuk mendojmë që ka shumë nevojë për prezantim.

Na lejoni t’ju themi vetëm diçka: është moderatori që i bën më bukur reklamat në Shqipëri. Kaq ju mjafton besojmë që të kuptoni se bëhet fjalë për Ardit Gjebren. E shohim çdo të diel në ekranin e TV me “E diela Shqiptare’ dhe është padyshim një nga personazhet më të dashura për publikun.

Ndodh që ta shohim rrallë herë në intervista, më tepër është ai në pozicionin komod ku përpiqet që të mësojë gjithçka mbi VIP-at, por kishte ardhur momenti për të ndryshuar paksa role. Ai ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Why Not”, ku mes shumë pyetjeteve të tjera, nuk kishin si mungonin edhe pyetjet paksa provokuese lidhur me jetë e tij shumë personale.

“A të del koha për seks”?  ishte pyetje e Rozës, së cilës Arditi iu përgjigj me shumë sportivitet.

“Do habitesh, por më del shtë edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit, edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është së sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pa fund. Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy. Në këtë sens po të kemi një përdorim më të mirë të kohës ne mund të jem më të dobishëm”, u shpreh ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *