KreuCelebrity

Dasëm në verë?! Luana jep detaje si kurrë më parë!

Prej disa vitesh, Luana është në lidhje me Krenar Cocaj. Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar publikisht dashurinë mes tyre, fotot e marra nga fansat, por edhe komentet në Instagram heqin çdo dyshim për të kundërtën. Duke qenë se tashmë e shohim Luanën çdo të shtunë në ekran, shpesh herë kjo e fundit ka lënë vend për informacione mbi jetën private.

Duke patur përballë Ylli Limanin, moderatorja e ka pyetur këngëtarin se kur do të martohet. “Nuk i dihet, ndoshta shumë shpejt”, ka thënë Limani, ndërsa Luana e ka pasuar me batutën: “Si unë në verë?” Një detaj i tillë nuk i ka shpëtuar as publikut, as të ftuarve, por Vjollca ka nxituar të thotë se ishte thjesht një shaka. Më pas ajo i është drejtuar Edi Manushit për të kërkuar mbështetje, pasi sipas saj ai e dinte të vërtetën.

Manushi e ka ngatërruar edhe më tej situatën, duke u shprehur: “Nuk i dihet, zërat po qarkullojnë”. Mos vallë 2018-ta do të na gjejë me një tjetër dasëm të bujshme? ‘Ku ka zë, s’është pa gjë’…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF