KreuCelebrity

Eno apo Isli? Ori Nebiaj bën zgjedhjen e vështirë!

‘Shiko Kush Luan’ ka sjellë jo pak thashetheme për personazhet, ashtu sikurse ka vendosur përballë situatave të vështira figurat televizive. Këtë herë, ka qenë Ori Nebiaj ajo që është përballur me një pyetje disi të sikletshme, të cilës i është dashur t’i japë një përgjigje. Mes Eno Popit dhe Isli Islamit, cilin nga bashkëprezantuesit do të zgjidhte Ori për të drejtuar ‘Wake Up’?

E gjendur në vështirësi, Nebiaj gjithsesi nuk ka preferuar ta anashkalojë pyetjen. Pasi u mendua pak, moderatorja është shprehur se do të donte të prezantonte me Islin, duke lënë kështu jashtë liste Enon. Ndoshta, karakteri plot humor i Islamit ka ndikuar në zgjedhjen e Orit, edhe pse të tre përfliten për marrëdhënie të mirë miqësie.

Nga ana tjetër, ky është dhe një tregues që Nebiaj ka pak më tepër miqësi me Islin…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF