KreuCelebrity

Ermali, si rrallë herë në një rrëfim ndryshe për Dr. Florin!

Të ftuarit e djeshëm në ‘Xing me Ermalin’ kanë qenë Landi dhe Miri të grupit West Side Family. Sapo përmendim këtë emër, e pandashme është edhe figura e Dr. Florit, mbi të cilin u fol jo pak natën e mbrëmshme. Këtë herë, ka qenë Ermali ai që ka treguar një episod komik mbi mikun e tij.

Mamaqi ka kujtuar një episod mes Dr. Florit dhe bashkëshortes së tij, Blerinës. Moderatori ka rrëfyer se si rrallëherë, mes çiftit ka patur një zënkë, që i ka shtyrë të mos flasin për disa ditë. Teksa Flori po takohej në lokal me Ermalin, kishte vënë re një vajzë me kaçurrela, të ulur me një djalë në tavolinë. Duke menduar se ishte Blerina, kishte shkuar drejt e në tyezë, duke i hedhur dorën vajzës në qafë. “Hë mo, si ke qenë? Mirë punët?!”, i kishte thënë Flori, djalit me kërcënim, por kjo nuk ishte e gjitha.

‘Kaçuerrelsja’ kishte kthyer kokën dhe në fakt nuk kishte asnjë lidhje me Blerinën. I gjithë ky episod ka shkaktuar të qeshura si tek djemtë e WSF, ashtu dhe tek spektatorët. Epo, histori plot humor apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF