Horoskopi ditor, 21 janar 2018 0 1089

DASHI
Mos merrni përsipër shumë angazhime ditën e sotme. Popullariteti juaj së fundmi ju ka bërë të nxitoni në gjithçka bëni, por tashmë është koha për reflektim. Detyrimet ndaj një prone të përbashkët kërkojnë vëmendjen tuaj. Bëni çfarë mendoni se është e drejtë.

DEMI
Një bisedë me një femër të po së njejtës shenjë do të jetë shumë e rëndësishme për ju. Pozicionimi i Diellit në krye, ka bërë që të spikateni kudo dhe të jeni i admirueshëm. Mund të ndihmoni një mik, në mënyrë direkte ose jo.

BINJAKËT
Detaje personale mbi jetën tuaj private, sot mund të jenë më publike se kurrë. Figura autoritare apo persona të plotfuqishëm do t’ju kenë objekt bisede përgjatë gjithë ditës. Nga ana tjetër, ju keni dëshirë të ‘arratiseni’ diku, sa më larg të jetë e mundur. Mbani kokën ulur dhe  kontrolloni energjinë që dispononi.

GAFORRJA
Bëni diçka ndryshe sot, sepse prej kohësh po kërkoni një diferencë nga e përditshmja. Bëhuni turist në qytetin ku jetoni. Nëse mundeni të udhëtoni diku, atëherë mos prisni më gjatë. Shkoni aty ku nuk keni qenë kurrë më parë.

LUANI
Ndiheni shumë të apasionuar pas gjithçkaje që lidhet me taksat, detyrimet dhe një pronë të përbashkët. Është muaji i parë i vitit dhe nuk doni ta nisni me detyrime të prapambetura. Vetëm kështu do ta nisni 2018 me këmbë të mbarë.

VIRGJËRESHA
Për shkak të pozicionimit të Hënës tek Peshqit, çka do të thotë një lëvizje prej 180° nga shenja juaj, do t’ju duhet të bëni më shumë se gjysmën e rrugës për t’u përballur me të tjerët. Me pak fjalë, duhet të bëni kompromise, e të tregoheni tolerantë dhe gjakftohtë. Mund ta bëni pa problem, gjithçka ju duhet është pak klas.

PESHORJA
Sot dëshironi të bëni gjithçka, vetëm që të ndiheni se po kryesoni. Ju duhet të ndjeni besimin që po e kontrolloni si duhet jetën tuaj. Mund ta nisni nga gjëra fare të vogla, si për shembull nga rregullimi i një ambienti të rrëmujshëm përreth…

AKREPI
Kjo do të jetë një ditë e mbushur me lojëra. Bëni sa më shumë lëvizje të mundni. Merrni kohën tuaj për gjithçka. Takohuni me miqtë. Qëllimi për sot është argëtimi, flirtimi dhe loja e çdolloj natyre. Nëse mundni, aktivitetet sportive do të ishin ideale për çlirimin e energjive.

SHIGJETARI
Do të mund të qetësoheni në shtëpi, sa për të marrë frymë nga intensiteti i javës. Jeni angazhuar në ambiente të rënduara me punë së fundmi, dhe tashmë ju nevojitet relaks. Biseda me një të afërme do të jetë më shumë se efikase.

BRICJAPI
Në diskutimet e sotme me të tjerët, kërkoni bisedime reale. Doni të flisni mbi ngjarje dhe tema të jetës reale, jo të merreni me fjalë sipërfaqësore. Ndoshta po kërkoni diçka të veçantë për të ndarë me të tjerët. Bëjnë mirë t’ju dëgjojnë…

UJORI
Është një vit i plotfuqishëm për ju, dhe po të njejtën energji do të kenë dhe javët në vijim. Po e merrni rrugëtimin ashtu si duhet. Njerëzit ju admirojnë, dhe në këmbim ju jeni mirënjohës, diplomatikë dhe plot shpresë. Ruajeni modestinë që ju karakterizon.

PESHQIT
Hëna është pozicionuar në shenjën tuaj, dhe do t’ju japë emocione të papërjetuara më parë, si dhe do t’ju mbushë me ndjenja. Nuk jeni ndjerë kurrë sensitiv sa do të ndiheni në ditët në vijim. Edhe pse mund t’ju duket e tepruar, e gjithë kjo do të sjellë fat të mirë në jetën tuaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *