KreuCelebrity

I zhgënjyer nga Nora Istrefi, këngëtari shqiptar tregon arsyen pse!

Ndodh që të ketë edhe hatërmbetje, zënka apo pakënaqësi mes kolegësh. E thamë që një nga personazhet në ‘Shiko Kush Luan’ ishte dhe Ylli Limani, i cili ka patur jo pak për të thënë. Jul Deda kishte përgatitur disa pyetje për këngëtarin, ndërsa një prej tyre ishte disi e sikletshme.

Yllit i është dashur të zgjidhte emrin e kolegut apo koleges që e kishte zhgënjyer gjatë bashkëpunimeve të përbashkëta muzikore. Edhe pse i zënë ngushtë, Limani ka zgjedhur emrin e Nora Istrafit. Disi e habitshme, por mesa duket puna në projektin “Majëm”, ku Ylli është tekstshruesi i këngës, nuk i ka lënë shije të mirë këngëtarit. Arsyeja pse? Ende nuk dihet.

Megjithatë, Limani i ka dërguar një puthje nga ekrani koleges, duke lënë të kuptohej se gjithçka ishte hedhur pas krahve. Epo, edhe këtë nuk e kishim ditur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF