KreuCelebrity

Jeta luksoze e reperit, kjo është ora 100 mijë € e Noizy-t

Herë pas here kemi parë në fotot që Noizy publikon në rrjetet sociale, çanta me para.

Video të tilla mund të kemi parë ndoshta vetëm në filma, por për Noizy-n është pjesë e realitetit. Është një ndër këngëtarët që bën një jetë shumë lukzsoze dhe këtë nuk nguron që ta tregojë në postimet që bën. Makina të shtrenjta, foto në jaht, pushime në destinacionet nga më luksozet, veshje të shtrenjta gjithashtu.

Edhe klipet e tij, tashmë kanë marrë një tjetër formë, në qendër të së cilës është vendosur pikërisht jeta e luksit dhe suksesi që ai ka arritur gjatë gjithë këtyre viteve. Noizy është një ndër reperat më të kërkuar të momentit, më të paguar dhe pikërisht për këtë arsye ia toleron vetes edhe shpenzime që për ne do të konsideroheshin si të “çmendura”.

Ai ka shpenzuar plot 113,475€ për një orë Royal Oak Chronograph Watch.

@zinizin wearin the @audemarspiguet Royal Oak Chronograph Watch (113,475€) #noizy #audemarspiguet

A post shared by What They Wearin (@whattheywearin) on

Megjithatë ia vlen të theksohet se është gjithashtu ndër të paktët këngëtarët me një natyrë shumë humane, i cili u ka ofruar ndihmë shumë personave në nevojë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF