KreuCelebrity

Nuk e prisnim, Orinda Huta ka gati një surprizë të madhe që do vijë shumë shpejt

Ndërsa të gjithë ne prisnim lajmin e Orinda Huta është shtatzënë (nisur nga fotot e publikuara me barkun paksa të rrumbullakosur, ndonëse ajo e ka mohuar) bukuroshja ka në plan diçka tjetër, po aq të bukur: do t’i rikthehet muzikës.

Prive.al ka zbuuar se bjondja sy bojëqielli është duke punuar për klipin e këngës “Xhelozia” , sjellë nga Armend Rexhepagiq. Xhirimet nuk kanë nisur ende, pasi nuk është gjetur ende vendi i duhur për të realizuar klipin, por gjithçka pritet të ndodhë shumë shprejt.

Prej disa vitesh tashmë, Orinda ishte shkëputur paksa nga muzika, duke iu dedikuar totalisht moderimit. Ajo drejton emicionin “Cover” që transmetohet në Tring , dedikuar çdo grupmoshe mbi të cilin trajtohen tema të ndryshme lidhur me artin, kulturën, stilin e jetesës, e ndërsa mesa duket ka ardhur koha që ajo t’i kthehet pasionit të vjetër.

Shpresojmë që kënga të jetë po aq e bukur sa “Tani e di”…e mbani mend: Të dua, të dua, të dua dhe ti e di mirë, qaj, qaj, qaj, qaj dhe qesh, ku je ti…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF