Blero prezanton pjestarin më të ri të familjes së tij

Muaji janar ka ardhur me një lajm të gëzueshëm për këngëtarin Blero Muharremi, familjes së  të cilit tashmë i është shtuar një anëtar i ri. Ka qenë vet këngëtari i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka bërë të ditur këtë gjë.

Blero ka postuar në instagram një fotografi të nipit të tij, duke treguar se tashmë është bërë xhaxha. Ai gjithashtu i ka uruar nipit një jetë të gjatë e plot fat, si dhe ka bërë të ditur emrin e pjëstarit më të ri të familjes.

“Mir se na edhe në jetë i dashuri Dior “Leo”, pac fat, jetë të gjatë dhe lumturi. U rritsh me prindër”, shkruan Blero në fotografinë e nipit të tij të cilën e ka postuar në instagram, ku ka bërë tag edhe prindërit e vogëlushit.

Blero prej disa kohësh nuk është i përfshirë në një projekt muzikor, ndërkohë që këngëtari qëndorn shumë aktiv në mediat sociale duke bërë të ditur për ndjekësit e tij momente të ndryshme nga jeta e tij e përditëshme.

 

☺️❤️

A post shared by bleromuharremi (@bleromuharremi) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *