KreuCelebrity

Çfarë e bashkon Sara Hoxhën me Kim Kardashian në rolin e nënës?

Pak ditë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West u bën prindër për herë të tretë me një vajzë të vogël.

Ishte Kim, ajo që konfirmoi lajmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e ndërsa emrin e mësuam 3 ditë më vonë. Vajza e Kim quhet Chicago dhe shkurt do t’i thërrasin Chi. Një emër që të gjithëve na bëri shumë përshtypje ndonëse ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ sqaroi se mbart një kuptim.

Ishte një dëshirë e bashkëshortit të saj që këtë emër ta vendoste si nderim për vendin e tij të lindjes dhe si homazh për nënën e tij të vdekur. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me dy fëmijët e tjerë: Saint për djalin e saj duke qenë se ajo kaloi një shtatzëni të vështirë dhe Saint do të thoshte se ai ishte një bekim për të, e ndërsa për vajzën e parë ata zgjodhën emrin North, sepse për ta ajo është fuqia më e lartë që i bashkon në një pikë të përbashkët.


Mirëpo Kim dhe Kanye nuk janë të vetmit që kanë zgjedhur që t’i vendosin një emër vendi fëmijës së tyre. E kemi parë më herët tek Sara dhe Ledioni, të cilët djalin e tyre e kanë quajtur London Noor dhe ka një kuptim pak a shumë të ngjashëm.

“London, sepse është vendi ku babai yt dhe unë kultivuam dashurinë për njëri-tjetrin; Noor, sepse ti je drita e jetëve tona dhe sepse Noor (Dritë)+Itan= Dritan”, ka treguar më herët Sara.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF