KreuStil Jetese

Dimri, stina e gabuar për të humbur peshë, ja pse

Rënia në peshë nuk varet nga vetëm nga një regjim ushqimor i balancuar dhe nga një aktivitet fizik i madh por si kanë zbuluar edhe studime të shumta një faktor kryesorë është edhe stina. Pranvera dhe Vera janë dy sitnët më të përshtatshme për të filluar një dietë, pasi ditët janë më të gjata dhe me diell, duke ju lejuar kështu që të bëni sa më shumë aktivitet fizik.  E kundërta ndodh në ditët e Dimrit dhe Vjeshtës.

Shumë prej nesh mbajnë dieta gjatë stinës së dimrit por nuk arrijnë rezultatet e dëshiruara. Sot do t’ju tregojmë disa nga shkaqet e kësaj gjëje referuar disa nga dietologëve më të njohur në të gjithë botën.

Tundimet janë të mëdha: Çokollata e zezë, ushqimet kalorike, ëmbëlsirat, mungesa e aktiviteteve, qëndrimi shtrirë dhe ngrohtë janë disa prej tundimeve më të këqija për shëndetin. Gjithashtu në dimër stresi është më i pranishëm duke bërë që të abuzoni edhe më shumë me ushqimin.

Keni mungesë vullneti dhe motivimi: Kush do që të stërvitet në mot të acartë? Temperaturat e ulëta ulin dëshirën për të dalë shëtitje, vrap apo kryer ndonjë aktivitet tjetër jashtë shtëpisë.

Konsumoni më shumë kripë: Fakti që në dimër mund të hani më pak ushqime të freskëta dhe më shumë të konservuara shton ndjeshëm konsumin e kripës. Si rrjedhojë trupi juaj do të krijojë rezerva uji, të cilat përveç se krijojnë inflamacion ndikojnë edhe në shtimin në peshë.

Mungesë dëshirë për të ngrenë perime: Kur është ftohtë në të vërtetë trupi nuk kërkon brokoli apo sallata, përkundrazi krejt e kundërta. Të kërkosh ngushëllim tek ushqimet fast food dhe jot ë shëndetshme, si dhe të refuzosh ngrënien e perimeve nuk është aspak mënyra e duhur për të humbur kilogramët e tepërt.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF