Disa rregulla në mobilim që duhet t’i thyeni patjetër, për një shtëpi më moderne 0 839

Të gjithë kur vendosim që të ndërrojmë mobiljet në shtëpi dhe shkojmë në një mobileri i marrim ato komplet, që do të thotë këndin e divanëve së bashku me tavolinën apo krevatin së bashku me dollapet dhe komodinën.

Por harrojini këto steriotipe. Bright Side na sjell disa rregulla që ne mund t’i thyejmë.

Divanët dhe kolltukët të jenë të njëjtë me njëri-tjetrin

Jo. Aspak. Ka ardhur koha që ta thyeni këtë rregull. Ju mund të blini kolltuqe krejtësisht ndryshe nga njëri-tjetri që mund të shkojnë me divanët tuaj, por duhet të keni parasysh diçka: ato duhet të jenë të ngjashme me diçka tjetër në shtëpinë tuaj.

Komodinat në dhomën e gjumit

Nuk është e nevojshme që t’i blini apo porosisni me pjesën tjetër të dhomës së gjumit. Mund të blini disa tavolina të vogla të këndëshme dhe t’i shndërroni në komodinë.

Muret e bardha

Po, mund t’i lyeni muret e dhonës suaj të bardha pa pasur frikën se mund t’ju duket si spital-për sa kohë nuk vendosni shumë gjëra të bardha në dhomë. Gjëja më e rëndësishme është që mobijet e tjera të jetë të kombinueshme me njëra tjetrën duke mos krijuar kontraste të forta.

Zbukurimi i mureve

Të gjithë e dinë këtë rregull sepse njerëzit mendojnë se kështu kanë më shumë hapësirë. Epo, nëse dhoma është e vogël, duhet zbatuar, por nëse keni një dhomë të madhe pse jo?

Karriket e tavolinës së ngrënies të njëjta

Ju mund ta bëni më të larmishme brendinë tuaj të kuzhinës nëse blini një tavolinë dhe karrige nga koleksione të ndryshme. Mos kini frikë të eksperimentoni.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *