KreuCelebrity

Dua Lipa i jep fund lidhjes me Paul Klein?!

Në fushën e romancës, Dua ka korrur po aq suksese sa ne karriere. Arsyeja? Lidhjet e shumta që këngëtarja ka kaluar në shumë pak kohë, tashmë janë bërë disi të panumërueshme. Dashuria më e fundit që po përjetonte Lipa së fundmi ishte ajo me Paul Klein, këngëtari i grupit ‘Lany’. Dukeshin në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, ashtu sikurse Dua nuk rreshti së postuari foto e video me të dashurin e ri në krahë.

Por, duket se dhe kësaj lidhje i ka ardhur fundi, ose të paktën kështu raporton The Sun. Një burim i afërt pranë çiftit ka konfirmuar ndarjen, ashtu sikurse ka dhënë edhe një informacion më tej lidhur me këngëtaren me origjinë nga Kosova. “I është kthyer kontaktit me ish-in e saj, Isaac Carew…Fakti që ka qenë jashtë vendit, i ka penguar që të takohen, por kontakteve iu janë rikthyer si më parë”, është deklaruar në mënyrë jo-zyrtare për jetën private të këngëtares. Megjithatë, mbetet ende vend për dyshime.

Ashtu sikurse Dua, dhe Paul nuk ka fshirë asnjë foto që artistët kanë së bashku. Nga ana tjetër, çiftin nuk e kemi parë pranë njëri-tjetrit, që nga data 1 e këtij muaji. Ndoshta, sepse Lipa ka udhëtuar shumë për albumin e saj të ri, ndërsa Paul për momentin ndodhet në Kaliforni. Ata e zyrtarizuan lidhjen pesë muaj më parë, ndërsa tashmë mbetet të konfirmohet nga vetë çifti nëse ka vërtetë një ndarje apo jo. Shpresojmë që jo…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF