KreuStil Jetese

Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku “ndryshojnë” pamje, nuk i kishim parë ndonjëherë kështu!

Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku janë dy nga personazhet më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptarë, e kjo për faktin e thjeshtë se ata nuk lodhen kurrë së na dhuruar të qeshura pa fund. Ata janë ndër aktorët më të spikatur të humorit shqiptarë, ndërsa shpesh herë ngacmojnë njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale ashtu siç i ka hije dy shokëve.

Ata kanë pësuar ndryshime të vogla në pamje që nga daljet e tyre të para në skenë, por a do të ishit kuriozë ti shihnit me një look krejtësisht të ri? Me sa duket një kuriozitet të tillë ka pasur edhe Besi, i cili ka modifikuar foton e tij dhe të Ermalit. Ai ka ndryshuar modelet e flokëve, ndërsa shkruan “kush nga modelet ju duket më interesant?”

I shkojnë apo jo, një gjë është e sigurt: që ata duken shumë ndryshe dhe shumë komikë. Nuk është hera e parë që Besi e përfshin Ermalin në të tilla postime, por edhe Ermali nuk mbetet pas. Tani të shohim a do t’i pëlqejë aktorit modeli i flokëve që shoku i tij i zgjodhi?

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF