KreuCelebrity

Ermali rrëmben vëmendjen nga shtatzënia e Amit, ja se çfarë ka thënë këtë herë!

Ami po përjeton muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Çifti duket se po kalon çastet e tyre më të mira, së bashku me Joelin e vogël në krahë. Toska nuk e ka mbajtur të fshehtë imazhin e saj përgjatë kësaj periudhe, e shumë herë kemi parë barkun e saj të rrumbullakosur.

Këtë herë, ka qenë Ermali ai që ka postuar një foto krahë Amit, ndërsa nuk ka lënë mënjanë humorin as këtë herë. “Po që zbukurohet dhe burri kur është gruaja shtatzënë…(cit. mami im)”, ka shkruar Mamaqi, ndërsa duket se ka dashur të tërheqë vëmendjen nga sharmi i së shoqes gjatë këtyre kohëve të fundit. Një nga komentueset ka qenë edhe Olta Gixhari, e cila ia ka kthyer: “Dhe mami ka gjithmonë të drejtë”.

Epo, mesa duket Mamaqi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga humori as në çaste si ky!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF