KreuCelebrity

Gjithçka ka qenë një gënjeshtër, Olivia Munn mohon takimin me Chris Pratt!

Eh, shumëçka mund të ndryshojë për pak orë…Nuk ka kaluar shumë kur shkruajtëm se Olivia Munn dhe Chris Pratt ishin parë të premten mbrëma duke darkuar së bashku. Si për të mos mjaftuar kjo, burimi për The Sun kishte thënë se atmosfera mes tyre dukej më shumë se romantike. Por, ja që aktorja ka reaguar menjëherë, madje ka ndarë me fansat edhe mesazhet e shkëmbyera me Anna Faris.

“Hej…Në pak fjalë, nuk është se kisha ndonjëherë ndër mend që t’i përgjigjesha historive banale e sipërfaqësore, por meqënsëse e njohim njëra-tjetrën personalisht, doja të të kontaktoja vetë për të të thënë se çfarë po qarkullon së fundmi për një takim të mundshëm mes meje dhe Chris është 0% e vërtetë. E marr me mend që e di paraprakisht që është gënjeshtër, ose mund të mos të të ketë interesuar fare, thjesht doja të të sqaroja personalisht. Gjithsesi, uroj t’ia kesh kaluar për mrekulli me pushime dhe të kesh një 2018 akoma më të mirë”, ka qenë ky teksti që Munn i ka dërguar Faris. Ndërsa, kjo e fundit, ia ka kthyer kështu: “Ç’kemi! Oh zot, ky vend është i çmendur. Je shumë e mirë që më shkruajte. Të kam xhan. Meqënëse jemi në këtë temë, nëse do të merrja vesh se do të bëheshe kunata ime, do të isha më shumë se e mocionuar! Le të takohemi sa më shpejtë.”

Duket se gjithçka është sqaruar mes vajzave, ndërsa paraprakisht livia ka ndarë disa fraza me ndjekësit në Instagram:

Jo çdo femër është e përbuzur dhe e trishtuar pas një ndarje.

Jo çdo femër është e inatosur me një tjetër femër që po del me ish-in e saj.

Femrat e respektojnë dhe e duan njëra-tjetrën më shumë se sa disa njerëz duan ta mendojnë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF