Jeni gati? Trendi i flokëve të viteve 2000 po rikthehet 0 548

Është një rreth vicioz që nuk ka fund e fillim. Të gjithë e dimë se moda përsëritet, për këtë arsye duhet të keni parasysh se nuk duhet të hidhni asgjë nga garderoba e viteve të kaluara. E keni vënë re se teksa shihni filmat shqiptar, shumë prej veshjeve të aktoreve ju duken shumë “in” në ditët e sotme? Kjo për arsye se në një formë ose tjetrën, ajo rikthehet sërish, me disa ndryshime të vogla.


Pas syzeve të diellit “Matrix” që i kemi parë tek modelet e njohura si Kendall Jenner, Gigi dhe Bella Hadid, apo buzëve me shkëlqyes me xixa, këngëtarja e njohur Fergie por rikthen sërish në modë trendin e flokëve të viteve 2000: flokët me dy ngjyra në pjesën e fundit të tyre, por jo ngjyra të zakonshme.


E kemi parë tek Britney Spear, te Christina Aguilera vite më parë, por tashmë Fergie po e rikthen sërish në modë.

Si ju duket? Do guxonit vajza?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *