KreuFashion

Lëkurë 6 vite më e rë në vetëm 3 seanca, në Velur!

Me apo pa dëshirën tonë, e vërteta është një: qendrat estetike e të relaksit janë ato çka nevojiten për t’u ndjerë ndryshe nga përditshmëria. Më tepër se ‘arratisje’ nga monotonia, ndjesia për rinovimin e pamjes së jashtme mbetet e pashmangshme. Ky është dhe prioriteti i Velur, që sjellë një super-mundësi, për të gjithë të apasionuarit pas kujdesit të lëkurës, e jo vetëm.

Safran, Sophora, Peptide – tre përbërësit aktiv të programit Tri-Complex, aktivizojnë genet, që lidhen drejtpërdrejt me rigjenerimin e lëkurës. Gjatë trajtimit nuk do të përdoren një, por plot pesë teknika të ndryshme, të cilat do të kenë parësore trajtimin e vijave dhe rudhave në lëkurë. E gjithë kjo, për të shmangur dhe mbrojtur lëkurën nga plakja kronologjike e saj. E nëse mendoni se do të shpenzoni shumë kohë, atëherë ne ju themi se në këtë pikë gjithçka bëhet më tunduese…

Në vetëm tre seanca, lëkura juaj do të përjetojë freskinë dhe hijeshinë e gjashtë viteve më parë. Në pak orë, me trajtimin ‘JEUNESSE’ do të mund të ktheni vitet pas, për një eksperiencë krejt ndryshe. Për një fytyrë që dashuron rininë dhe rigjenerimin, zgjidhja është Velur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF